Holy Bible project logo icon
FREE OFF-line Bible for Android Get Bible on Google Play QR Code Android Bible
Holy Bible
for Android

is a powerful Bible Reader which has possibility to download different versions of Bible to your Android device.

Bible Verses
for Android

Bible verses includes the best bible quotes in more than 35 languages

Pear Bible KJV
for Android

is an amazing mobile version of King James Bible that will help you to read this excellent book in any place you want.

Pear Bible BBE
for Android

is an amazing mobile version of Bible in Basic English that will help you to read this excellent book in any place you want.

Pear Bible ASV
for Android

is an amazing mobile version of American Standard Version Bible that will help you to read this excellent book in any place you want.

BIBLE VERSIONS / Bibël / Dhjata e Re / Hebräer

Bibël - Albanian

Philemon Hebräer Jakobus

Kapitull 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13

1 së fundi, këto ditë na ka folur me anë të Birit, të cilin e bëri trashëgimtar të të gjitha gjërave, me anë të të cilit e krijoi dhe gjithësinë.

2 Ai, duke qenë shkëlqimi i lavdisë së tij dhe vula e qenies së tij dhe duke i mbajtur të gjitha me fjalën e fuqisë së tij, mbasi e bëri vetë pastrimin nga mëkatet tona, u ul në të djathtën e Madhërisë në vendet e larta,

3 edhe u bë aq më i lartë nga engjëjt, sa më të madhërueshëm se ata është emri që ai e trashëgoi.

4 Sepse cilit nga engjëjt i tha ndonjë herë: ''Ti je Biri im, sot më je lindur''? Edhe përsëri: ''Unë do t'i jem Atë, dhe ai do të më jetë Bir''?

5 Dhe akoma, kur ta shtjerë të Parëlindurin në botë, thotë: ''Le ta adhurojnë të gjithë engjëjt e Perëndisë''.

6 Kurse për engjëjt thotë: ''Engjëjt e vet ai i bën erëra, dhe shërbenjësit e tij flakë zjarri'';

7 ndërsa për të Birin thotë: ''Froni yt, o Perëndi është në shekuj të shekujve; skeptri i mbretërisë sate është skeptër drejtësie.

8 E ke dashur drejtësinë dhe e ke urryer paudhësinë; prandaj Perëndia, Perëndia yt, të vajosi me vaj gëzimi përmbi shokët e tu''.

9 Edhe: ''Ti, o Perëndi, në krye themelove tokën dhe qiejt janë vepër e duarve të tu.

10 Ata do të prishen, por ti mbetesh; edhe të gjithë do të vjetrohen si rrobë,

11 dhe ti do t'i mbështjellësh si një mantel edhe do të ndërrohen; por ti je po ai, dhe vitet e tua nuk do të shteren kurrë''.

12 Dhe cilit nga engjëjt i tha ndonjë herë: ''Rri në të djathtën time, gjersa t'i vë armiqtë e tu shtroje të këmbëve të tua''?

13 A nuk janë ata të gjithë frymëra shërbenjës, që dërgohen për të shërbyer për të mirën e atyre që kanë për të trashëguar shpëtimin?

14 Prandaj ne duhet t'u përmbahemi më shumë atyre që dëgjuam, se mos shkasim ndonjë herë nga ruga.

<< Prev Top Next → >>